Lajme

BE: Pushimet, të mundshme, pavarësisht infeksioneve në rritje

Komisioneri për Ekonomi, Gentiloni: "Tani duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ekzagjerojmë shumë dhe të shmangim reagimet e tepërta"

Sipas Komisionit Ekonomik të BE-së, pushimet e verës në Evropë nuk janë në rrezik, me gjithë numrin në rritje të infeksioneve me koronavirus.

“Tani duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ekzagjerojmë shumë dhe të shmangim reagimet e tepërta”, ka deklaruar komisioneri ekonomik i BE-së, Paolo Gentiloni, për grupin mediatik Funke.

Gentiloni thekson se numri më i madh i infeksioneve nuk është e thënë se do të krijojë automatikisht një situatë më të rrezikshme. Kjo sigurisht ndodh falë vaksinimeve kundër virusit korona, trasnmeton albinfo.ch.

Ai më tutje ka bërë vërejtje për kufizime të njëanshme, të pajustifikuara të udhëtimit nga shtetet individuale të BE-së në përgjigje të rritjes së numrit të infeksioneve.