Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Gërvalla në Emmendingen, merr pjesë në ngjarjen e organizuar nga shoqata “Yjet e Kosovës” Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz mori pjesë në eventin e organizuar nga shoqata “Yjet...
-
Drekë pune mes presidentit të RRBDSHZ-së, Fehmi Fetahi, dhe ambasadorit Mentor Latifi
-
Rita Ora befasohet në radion britanike, moderatori ishte shqiptar
-
E reja nga Kosova gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Zvicër
-
Kopenhagë: Shqiptari në Finalen Botërore të Creative Business Cup
Jeta në Zvicër
-
Pagat në Zvicër: Sektori i IT-së, deri në 100 mijë euro në vit Zvicra ka gjithashtu një sektor financiar të fuqishëm, ku depozitat totale në banka u raportuan në...
-
Thurgau: Dëmshpërblehen me nga 25,000 franga, viktimat e testeve të barnave
-
Gjykata Federale dënon politikanin e SVP-së për diskriminim racor
-
Për të kursyer, zviceranët që jetojnë në qytet, po zhvendosen në periferi
-
Zvicra shkurton listën, Hajdari e Bislimi nuk udhëtojnë drejt Gjermanisë