Lajme
Kompania ‘Lidl’ zyrtarisht vjen në Maqedoni
Zinxhiri gjerman tregtar “Lidl” e ka regjistruar kompaninë e saj në Maqedoni, ndërsa do të menaxhohet nga një filialë bullgare. Një nga kompanitë më të mëdha me shitje me pakicë në botë, të premten e regjistroi kompaninë “Lidl Maqedonia e Veriut Dooel” me seli në Qendër të Shkupit, dhe me kapar prej 500.000 eurove, informon Zhurnal, përcjell Albinfo.ch.
Pronar është kompania amë gjermane BE-International Zweite GMBH nga Nekarzulm, por subjekti i specializuar për shitje me pakicë, në përgjithësi me ushqim, pije dhe duhan do të menaxhohet nga Sofja, nga biznesmenët Milena Emillova Dragijska, Biser Borisov Inçovski dhe Ljubomir Manolov Hrsev. Sipas paralajmërimeve, Lidl planifikon të investojë rreth 10 milion euro dhe të blejë tokë më të madhe prej 10.000 metra katrorë.
Për momentin Lidl ka 100 shitore në Bullgari në 49 lokacione dhe ka rreth 3000 të punësuar. Në Serbi “Lidl” është prezent nga viti 2018 dhe deri tani ka gjithsej 41 objekte.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














