Kosova
Komuna e Rahovecit zgjat orarin e punës për mërgimtarët
Disa nga zyrtarët e Komunës së Rahovecit nga 15 korriku do të punojnë me orar të zgjatur, si dhe hapësirat për parking në oborrin e Komunës do t’i lirojnë për mërgimtarët.
Sipas kryetarit të kësaj komune, Smajl Latifit, këto vendime janë marrë me qëllim që bashkatdhetarët të priten sa më mirë gjatë pushimeve të tyre, përcjell albinfo.ch.
“Vendimi i parë ka të bëjë me zgjatjen e orarit të punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë, të cilët nga 15 korriku do të punojnë deri në orën 18:00 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 09:00 deri në orën 12:00 të shtunën, kurse me vendimin e dytë, punëtorët e Komunës obligohen që të lirojnë hapësirat për parking në oborrin e Komunës për mërgimtarët”, ka njoftuar Latifi.
Ai po ashtu ka falënderuar mërgimtarët për kontributin dhe ka premtuar se do t’iu mundësojë qëndrim sa më të mirë në Rahovec.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor














