Lajme

Komuniteti shqiptar i Zagrebit: “Rrugëtimi i Kosovës deri në fitoren e pavarësisë“

Komuniteti shqiptar i Zagrebit do të organizojnë më 18 shkurt 2023 mësimin e hapur “Rrugëtimi i Kosovës deri në fitoren e pavarësisë“. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit e mësimit shqip të Zagrebit do të prezantojnë recitimet, pikturat dhe vizatimet kushtuar Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Nxënësit e mësimit shqip, prindërit dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Zagrebit Ditën e Pavarësisë së Kosovës do ta festojmë pak me ndryshe. Në mësimin e hapur do të mësojmë e bisedojmë me luftëtarët e UÇK-së.

Ju mirëpresim fëmijë e të rritur, më 18.02.2023, në orën 12:00, në Bibliotekën e qytetit. Në këtë mësim të hapur ju jepet mundësia të njiheni nga afër me heronjtë e gjallë, luftëtarët që sollën lirinë e Kosovës, të dëgjoni historitë e tyre dhe t’u drejtoni pyetje.

Mund të jetë një imazh i teksti