Kosova
Komuniteti shqiptar proteston në Londër
Komuniteti shqiptar në Britani të Madhe ka zhvilluar gjatë ditës së sotme disa aktivitete para ambasadës kosovare atje.Ata kanë kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dikur gjaku rridhte si lum, sot toka shitet pafund”, “Bashkim me Shqipërinë jo me Serbinë”, kanë qenë vetëm disa nga sloganet e kësaj proteste.
Tek ambasada kosovare në Britani të Madhe gjatë këtij aksioni është parë edhe deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Fitore Pacolli, shkruan Insajderi, përcjell Albinfo.ch
Kujtojmë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke insistuar në korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ide kjo që ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka pranuar se Serbia kishte kërkuar disa herë të flitet për një çështje të tillë.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon ta kundërshtojë këtë ide duke e quajtur si plan të vdekur. Pikërisht kjo çështje ka përplasur presidentin dhe kryeministrin.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit















