Lajme
Konfirmohet aktakuza në rastin Kleçka
Një gjykatës i EULEX-it e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin Kleçka
Aktakuza është ngritur ndaj dhjetë të pandehurve, në mesin e të cilëve është edhe nënkryetar i PDK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj.
Vendimi për ngritjen e aktakuzës është marrë më 26 gusht. Aktakuza është konfirmuar në tërësi kundër të pandehurve: Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazrreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj.
“Aktakuza i ngarkon të pandehurit në pika të ndryshme me akuza për kinse krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, që supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosurve të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila ndodhej në fshatin Kleçkë”, njofton Zyra e informacionit pranë EULEX-it.
Dhjetë të pandehurit në paraqitjen e tyre në gjykatë kanë hedhur poshtë akuzat me të cilat ata rëndohen.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi













