Kosova

Konsullata e Kosovës në Cyrih shënoi përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Nën patronatin e udhëheqësit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, mbrëmë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih u promovua libri “Intervenimi i NATO-s në Kosovë”, të autorit Prof.Dr. Nusret Pllana.

Kjo ngjarje u mbajt në shenjë respekti e falënderimi për intervenimin e NATO-s në Kosovë, me rastin e 25-vjetorit të intervenimit të kësaj aleance ushtarake,

Po ashtu u shfaq edhe filmi i shkurtër dokumentar që u kushtohet fëmijëve të vrarë në Kosovë.