Lajme
Kontrabandonte sende antike, e pëson keq 44-vjeçari shqiptar në këtë shtet
Mësohet se një 44-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pas një telefonatë anonime. Mësohet se shqiptari kontrabandonte sende antike në Vatondas, në ishullin Evia në Greqi. Arrestimi i tij u realizuar të hënën, pasi ai tentoi të shiste 38 monedha argjendi të epokës helenistike, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave greke, 44-vjeçari kishte ndërmend t’i shiste antikitetet një blerësi për afro 100 mijë euro.
Monedhat ishin pjesë e një “thesari” nga një varr i lashtë. Midis tyre ishte një tetradrahmë argjendi që përshkruante Aleksandrin e Madh dhe Zeusin, me vlerë 5000 €. Monedhat datojnë midis viteve 320 dhe 280 para Krishtit, me origjinë nga i njëjti vend arkeologjik.
Pas një hetimi, oficerët gjetën më shumë sende antike të fshehura në një kasolle të improvizuar në Nea Artaki. Antikitetet do të vlerësohen në Muzeun e Ri Arkeologjik të Chalkis “Arethousa”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026









