Lajme

Kori i grave Lyra në Cyrih fton të interesuarat për anëtarësim

Kori i grave “Lyra” në Zurich, i themeluar në vitin 2017, ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e këngëve të vjetra qytetare të trojeve shqiptare.

Në vazhdën e këtij qëllimi, ky kor ka hapur mundësinë për t’u bërë pjesë e tij për të gjithë ata që kanë interesim në këtë fushë.

Për t’u bërë pjesë e korit “Lyra” janë të parapara këto veqori:

– të duash këngën

– të kesh aftësi këndimi

– të kesh aftësi sociale për të bashkpunuar në grup. Kori është i hapur për të gjitha moshat. Nëse jeni të interesuara telefononi në nr.:079 717 66 61, si dhe në mesengjer të faqes sonë në Facebook “Lyra Zvicër”.