Lajme
Koronavirusi nuk ishte shkaktari kryesor i vdekjes së fëmijës
Hetimet kishin treguar që infeksioni i koronavirusit nuk ishte shkaku kryesor i vdekjes së fëmijës nga Kantoni St. Gallen, ndonëse kishte pasur test pozitiv
Vdekja e një fëmije të vogël në fund të vitit që shkoi, në spitalin e fëmijëve në St. Gallen në Zvicrën Lindore ka ndodhur për shkak të një infeksioni serioz bakterial të traktit respirator.
Nuk jepet ndonjë informacion më i hollësishëm për moshën e të ndjerit, përveç faktit se ai përfshihet në kategorinë e moshave nga 0 deri 9 vjeç.
Infeksioni me koronavirus nuk ishte shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes së tij, shkruan srf.ch. Kjo u bë e ditur sot nga Kancelaria e Shtetit e Kantonit St. Gallen, transmeton albinfo.ch.
Vogëlushi ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin. Por infeksioni i koronës “më vonë kaloi në një infeksion serioz bakterial të traktit respirator, i cili çoi në vdekjen tragjike të vogëlushit”, thuhet në njoftim.
Ekzaminimet e mëtejshme histologjike do të zgjasin edhe disa javë, përcjell albinfo.ch. Për shkak të mbrojtjes së privatësisë, nuk do të jepet asnjë informacion i mëtejshëm mbi rastin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











