Kosova
Kosnett reagon për vrasjen në Prizren
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas vrasjes tragjike që ndodhi në Prizren.
Në një postim në Twitter, Kosnett ka shkruar se është koha që të propozohen zgjidhje për dhunën në familje.
“Vrasja tragjike në Prizren na përkujton se dhuna në familje kërkon zgjidhje nga shoqëria. Institucionet duhet të ndalojnë trajtimin e kësaj dhune si problem familjar dhe të përmirësojnë parandalimin dhe mbrojtjen. Është koha që palët të propozojnë zgjidhje për të përballur dhunën”, ka shkruar Kosnett.
Armenda Aliu mbeti e vrarë nga 15 plumbat e shtënë nga bashkëshorti i saj. Ajo u vra të martën, rreth orës 23:00, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren nga burri i saj.
Ndërsa, sot, shumë familjarë, miq e të tjerë, janë mbledhur në varrezat e Podujevës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerës që u vra në Prizren, përcjell Albinfo.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













