Sport

Kosova e Cyrihut me humbje shkon në pushim dimëror

Me një humbje 0:2 në terren vendas nga Thalwili, ekipi i FC Kosovës së Cyrihut shkon në pushimi dimëror, njofton Albinfo.ch.

Në javën e fundit të sezonin vjeshtor të ligës së Parë të Zvicrës, ekipi shqiptar u mund nga skuadra e renditur në vendin e 11-të, FC Thalwili.

45 minutat e para, FC Kosova humbiste me rezultat 0:1 me golin e Leutrim Ismajlajt, për t’i shuar më pas të gjitha shpresat për të kuqtë, Simon Mesonero me golin e minutës së 82-të.

Me 23 pikë, FC Kosova e përmbyll në vendin e gjashtë në tabelë.