Futboll

Kosova e Cyrihut mposhtet nga Vëllazënimi i Gjakovës

Skuadra shqiptare në Zvicër, Kosova e Cyrihut ka qëndruar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Vëllaznimin e Gjakovës.

Edhe pse rezultati ishte në plan të dytë, Vëllazënimi ka fituar 2:0, përcjell albinfo.ch.

Skuadra më e suksesshme shqiptare në Zvicër gjithmonë vjen në Kosovë për ndeshje miqësore, ashtu si edhe kësaj radhe.

Ata kanë falënderuar vendasit për mikëpritje.