Lajme

Kosova humb ndeshjen ndaj Austrisë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat), ka pësuar humbje nga Austria në ndeshjen e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të këtij viti. Në ndeshjen e luajtur të premten, Kosova ka pësuar humbje me rezultatin 26:20.

Hendbollistet kosovare patën një start të mirë dhe arritën që pjesën e parë ta mbyllin në avantazh prej një goli, 12:11 por në pjesën e dytë, Austria u kthye dhe e fitoi ndeshjen.

Mirela Gjikokaj me gjashtë gola dhe Fitore Aliu me pesë sosh, ishin më efikaset te Kosova derisa tek Austria, u veçua Johanna Reichert me nëntë gola të shënuara.

Kosova të shtunën e luan edhe ndeshjen kundër Italisë kurse në Austri ku po zhvillohen ndeshjet ka udhëtuar me mungesa të shumta.