Lajme
Kosova me atashe policor nëpër ambasada
Sipas MPB-së, atashetë policor do të dërgohet me qëllim të mbështetjes së luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera të kriminalitetit
Policia e Kosovës ka hapur një konkurs për atashe policorë, të cilët do të shërbejnë nëpër ambasadat e Kosovës jashtë vendit. Ky konkurs ka pasur një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dërgimin e zyrtarëve ndërlidhës të MPB-së në misionet diplomatike.
Sipas kësaj marrëveshjeje, ky zyrtar ndërlidhës (atashe) do të dërgohet me qëllim të mbështetjes së luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera të kriminalitetit.
Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Arbër Beka i ka thënë RTK-së se konkursi për atashetë policorë mbetet i hapur, ndërkaq detyrat e këtyre zyrtarëve janë të shumta e sidomos në luftimin e krimit.
“Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarit ndërlidhës janë që të mbështesë luftën e përbashkët kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të armëve, emigracionit të paligjshëm dhe pastrimit të parave, si dhe të kontribuojë në nivelin e bashkëpunimit policor ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera”, ka thënë ai.
Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Artan Behrami thotë se krahas prioritetit të lotimit, MPJ ka në fokus edhe forcimit të marrëdhënieve diplomatike në shtetet që e kanë njohur Kosovën.
MPJ, siç ka njoftuar Behrami, deri tani ka dërguar atashe në Uashington, Bruksel dhe Berlin, por nuk kanë qenë policë, për oficer të Forcës së Sigurisë të Kosovës.
“Jemi në procedurë për dërgimin e një atasheu të policisë në Berlin. Do të dërgojmë atashe edhe në shtetet e tjera. Besoj se shumë shpejt do të kemi edhe një përgjigje nga shteti gjerman dhe do ta dërgojmë atasheun policor në Berlin”, theksoi zëdhënësi i MPJ-së.
Përveç atasheve policë, Behrami tha se Kosova e ka dërguar në Bruksel edhe një atashe për tregti dhe ekonomi.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin










