Lajme
Kosova me të ardhurat më të ulëta në rajon
2710 euro është mesatarja e të ardhurave vjetore për kokë banori në Kosovë
Konsumi i përgjithshëm tek ekonomitë familjare në vit është mbi 7.000 mijë euro, apo për muaj shpenzojnë mesatarisht rreth 600 euro.
Të dhënta zyrtare flasin se konsumi i ekonomive familjare ndahet në pesë kategori kryesore që e përbëjnë: ushqimi, banimi, transporti, veshmbathja, si dhe alkooli dhe duhani.
Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se sa i përket normës së rritjes reale të të ardhurave vjetore për kokë banori, Kosova ka të ardhurat më të ulëta në rajon, ndërkaq rritja reale e Bruto-Produktit të Brendshëm ka qenë më e shpejta në rajon përgjatë 10 viteve të fundit.
Ekspertë të çështjeve ekonomike konsiderojnë se kjo rritje ekonomike, që është në Kosovë, është e ultë dhe për të arritur vendet e rajonit Kosova duhet të ketë zhvillim më të hovësh ekonomik.
“Niveli i rritjes ekonomike në Kosovë nuk është i mjaftueshëm për t’i adresuar problemet emergjente, me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare. Pra, ne e kemi një ekonomi që nuk performon si duhet, për pasojë nuk gjeneron mjaftueshëm vende pune për të absorbuar fuqinë punëtore, e që mandej në mënyrë indirekte do të kishte ndikim në uljen e varfërisë dhe në ngushtimin e pabarazisë së shpërndarjes së të ardhurave”, vlerëson për Radio Evropa e Lirë, eksperti i ekonomisë, Alban Hashani.
Bruto-Produkti i Brendshëm sipas organizatave ekonomike në Kosovë, është vlerësuar se mund të shënojë rritje vetëm me fuqizimin e sektorit privat. Por, sidoqoftë sektori privat vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta dhe pa përkrahje të duhur nga institucionet e vendit.
Alban Hashani konsideron se politikat ekonomike aktuale nuk janë duke shkuar në favor të sektorit privat dhe se rritja ekonomike është e bazuar në sektorin publik.
“Rritja ekonomike kryesisht është bazuar në shpenzimet publike dhe ky nuk është burim i qëndrueshëm i rritjes. Ne duhet të sigurohemi se investimet private rriten. Sipas vlerësimeve të vitit të kaluar, investimet private jo që kanë shënuar ngecje në normën e rritjes, po kanë shënuar rënie në 2.2 për qind dhe, po ashtu, dhe të gjithë indikatorët që janë pjesë e GDP-së kanë rënie. Për pasojë edhe rritja ekonomike nuk ka si del ndryshe”, vlerëson Hashani.
Në anën tjetër, profesori i ekonomisë, Isa Tahiri, konsideron se të ardhurat vjetore për kokë banori janë të ulëta dhe mund të konsiderohen minimale për të jetuar një jetë të dinjitetshme.
“Me një fjalë, mund të konstatojmë se të ardhurat vjetore në Kosovë për kokë banori janë të ulëta. Në Afganistan në luftë kanë të ardhura më të larta për kokë banori, e ne në Kosovë 14 vjet pas luftës nuk mund të arrijmë një standard më të lartë të jetesës dhe të ardhura më të mëdha”, shton Tahiri.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar Përplasje e dhunshme nga mbrapa në autostradën A1 pranë Cyrihut: Të enjten pasdite, një person mbeti... -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj













