Kosova
Kosova mirëpret investimet e huaja
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë amerikane “Artillery On”.
Në këtë takim, së bashku me delegacionin amerikan të përfaqësuar nga Daniel Cannon, Ryan Zinke dhe Steven Lindgren, është diskutuar për mundësitë e shumta në investime në fushën e energjisë, teknologjisë dhe të telekomunikacionit në vendin tonë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i njoftoi përfaqësuesit e Artillery One për hapësirën që ofron Kosova për investime të huaja.
“Me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, zvogëlimin e tarifave tatimore, reformat thelbësore në sundim të ligjit dhe ato fiskale, si dhe me ligjin për investime strategjike, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj”, tha kryeministri Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Nga ana e tyre, delegacioni amerikan shprehu falënderim ndaj kryeministrit Haradinaj për pritjen e sotme, dhe u dakorduan që të bashkëpunojnë në të ardhmen në fusha me rëndësi.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













