Lajme
Kosova mirëpret investitorët zviceranë
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet gjatë një takimi që zhvilloi me kryeparlamentarin Kadri Veseli, u shpreh optimist se investitorët helvetikë do ta shohin Kosovën si vend me interes për të investuar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Institucionet vendore janë duke u angazhuar për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë. Ai me këtë rast i ftoi investitorët nga Zvicra të që të vijnë dhe të investojnë në Republikën e Kosovës, ndërsa premtoi mbështetjen e tij dhe Kuvendit në këtë drejtim.
Kryeparlamentari kosovar këto komente i ka bërë gjatë një takimi njohës me ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Siç thuhet në një njoftim për media, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Kryeparlamentari Veseli me këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Jean-Hubert Lebet për përkrahjen e vazhdueshme që shteti zviceran ka dhënë dhe po jep për Kosovën.
“Kosova ka nevojë që investitorë zviceran të vijnë më shumë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë”, tha ndër të tjera kryeparlamentari Veseli.
Në këtë takim po ashtu Veseli ka diskutuar me ambasadorin zviceran për fushën e sundimit të ligjit, duke shprehur kështu përkushtimin e institucioneve për luftë më të rreptë ndaj dukurive negative.
Nga ana e tij, ambasadori i ri zviceran Jean-Hubert Lebet, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen, ndërsa ritheksoi qëndrimin e shtetit zviceran në mbështetje të Republikës së Kosovës. Ai u shpreh optimist se investitorët zviceranë do të shohin Kosovën si vend me interes për të investuar.
Diplomati helvetik tha se shteti zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale
Jeta në Zvicër
-
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg Fermeri Reto Meier e përplasi traktorin me një dërrasë, e cila e mbajti në livadh deri... -
Zviceranët më fatalistë dhe më pak të përgjegjshëm përballë krizës klimatike -
A do t’ju ndihmojë ofrimi i një “tarife për gjetësit” të siguroni një apartament në Zvicër? -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Qiratë në Zvicër, rritje prej 2.4% brenda një viti













