Kosova
Kosova, në mesin e vendeve të zhvilluara për shtrirjen e internetit
Këtë gjë e ka shkruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka shkruar rreth përhapjes së internetit në Kosovë.
Ai ka thënë se është krenar me Kosovën, e cila sipas EUROSTAT-it, qëndron në krye të Evropës me 93%, sa i përket përhapjes së internetit. “28 vjet më parë, në gushtin e vitit 1991, World Wide Web filloi të funksionojë si shërbim publik, duke nisur një revolucion teknologjik që sot ka transformuar radikalisht jetët tona. Unë jam krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it, qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%”, ka thënë Veseli.
Madje ai ka thënë se vendi ynë lë prapa vendet e rajonit dhe konkurron me vendet më të zhvilluara të Evropës. “Siç e tregon ky grafik, jo vetëm që vendi ynë lë prapa të gjitha vendet e rajonit, por konkurron me vendet më të zhvilluara të kontinentit”, përcjell albinfo.ch.
Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit, e cila nē të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori”, ka përfunduar Veseli shkrimin e tij në Facebook.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












