Opinione
Kosova në ujëra të paqeta
Me dorë të fortë, qeveria kosovare po përpiqet ta thyejë rezistencën opozitare kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Apeli i saj për drejtësi dhe ligj është gjithnjë e më jobindës

Kosova dha një kontribut në historinë e parlamentarizmit: hedhjen e gazit lotsjellës. Qe mëse tre muaj opozita po e bllokon parlamentin duke ndezur petarda të gazit lotsjellës. Për herë të fundit të hënën, kur policia ua refuzoi hyrjen në sallë me qëllim të pengimit të sulmit me gaz lotsjellës. Deputeti i partisë opozitare „Vetëvendosje“, që e ndezi petarden, e konsideron aktin si mbrojtje të domosdoshme. Nuk ka mundësi tjetër mbrojtjeje nga anashkalimi kundërkushtetues që Qeveria po ia bën Kuvendit.
„Kali i Trojës“ i Serbisë
Mëse të diskutueshme janë dy marrëveshje. Njëra prej tyre arsyeton krijimin e një asociacioni serb të komunave, i cili do të ketë autonomi në çështjen e planifikimit, shëndetësisë dhe shkollimit. Krijimi i tij u bë në marrëveshje me Beogradin dhe BE-në dhe paraqet bërthamën e të ashtuquajturit normalizimm mes Prishtinës dhe Beogradit. Marrëveshja tjetër rregullon vijën kufitare me Malin e Zi. Opozita, në të dy rastet, vëren rrezikun e „shitjes së atdheut“. Qeveria ka lejuar të tërhiqet për hundë: Malit të Zi i janë dhënë mijëra hektarë territor kosovar dhe Beogradi përmes Asociacionit të Komunave do të instalojë një kalë të Trojës në Kosovë. Gjithashtu tërhiqet vërejtja se Parlamenti është lënë për një kohë të gjatë mënjanë gjatë procesit të shqyrtimit dhe të aprovimit të marrëveshjeve. Opozita kërkon anulimin e tyre.
Kundër protestave të vazhdueshme, Qeveria po përdor një strategji të dyfishtë: zvarritjen dhe trysninë. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kushtetuetshmërinë e Asociacionit Serb të Komunave. Qeveria shpreson se deri në sjelljen e aktgjykimit në janar do të qetësohen shpritrat. Në anën tjetër, ajo po ndërhyn me forcë të shtuar kundër opozitarëve. Pas demonstartës së madhe më 28 nëntor me mbi 10‘000 pjesëmarrës, njësitë e policisë speciale sulmuan selinë e „Vetëvendosjes“ dhe burgosën mbi gjashtëdhjetë persona, në mesin e të cilëve edhe Albin Kurtin, figurën emblematike të Lëvizjes. Për Andrea Capussela, një jurist drejtues të organeve të dikurshme mbikëqyrëse në Kosovë, burgosja e Kurtit është në kundërshtim me imunitetin parlamentar, i cili në Kosovë ka rëndësi të madhe, kur dihet se në Kosovë drejtësia nuk është ende e pavarur nga ekzekutivi – si dikur në Evropën e shekullit XVIII, gjë që arsyetonte edhe ekzistimin e këtij instituti ligjor. Si viktimë të represionit e konsideron veten edhe Sami Kurteshi, Ombudsman i Kosovës deri në verën e këtij viti. Gjatë demonstratës ai u rrah nga policia derisa qëndronte ulur në dysheme. Ky ishte akt hakmarrjeje ndaj kritikave të tij të vazhdueshme ndaj Qeverisë, është i mendimit ai. Kurteshi iu bashkangjit para pak ditëve „Vetëvendosjes“: „është e vetmja parti e pakorruptuar në vend“, deklaron ai. Pas aksionit policor, ambasadat e vendeve të „Quint“-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania) publikuan një komunikatë me të cilën përkrahnin ndërhyrjen e forcave të rendit. Vetëm nënshkrimi i Gjermanisë mungonte. Vrojtuesit e konsiderojnë këtë si një kritikë të Berlinit ndaj ndërhyrjes së dyshimtë të Qeevrisë.
Ndërgjegje pothuajse e pastër
Si qëndron popullariteti i lëvizjes protestuese? Opozita ia arriti shpejt t’i mbledhë 200 000 nënshkrime për një referendum mbi marrëveshjet. Me kombinimin e nacionalizmit, antikapitalizmit dhe antikolonializmit, «Vetëvendosje» është ideologjikisht mirë e pozicionuar. Por sulmet me gaz lotsjellës kontestohen mjaft nga ana e popullsisë. Por deklaratat e “Vetëvendosjes” për mizerjen në Kosovë hedhin dritë mbi shumëçka: elita e korruptuar e vendit është e varur nga mbajtësit e tyre të Perëndimit. Kjo elitë iu bashkangjitet të huajve në planet e tyre për eksponimin e Kosovës ndikimit serb që të mundë të vazhdojë ta zhvatë edhe më tej pasurinë e popullit. Prandaj hudhja e petardave të gazit krahasuar me këtë akt është si një pllaquritje në ndërgjegjen e pastër të « Vetëvendosjes», nxjerr konstatimin opozita.
Përkthimi
Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
“Vatra” kërkesë Kosovës, zbatoni ato që thotë SHBA-ja Kryetari i Shoqatës shqiptaro-amerikane “Vatra”, Elmi Berisha në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë...
-
Odranët në Zvicër
Njëzet vite takime të mërgimtarëve nga fshati Odër
-
Mjekët nga diaspora realizuan me sukses konferencën XVIII europiane në Kosovë
-
Humb jetën kosovari në aksidentin e rëndë të trafikut, në Valis
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Ministri Cassis, 44 fluturime nga Berna në Lugano, me avion qeveritar Ministri i Jashtëm zviceran ka përdorur një nga dy avionët qeveritarë pothuajse 100 herë vitin e...
-
Universitet zvicerane “vuajnë” nga mungesa e financave
-
Publikohen nga hakerët të dhënat e Doganave Zvicerane dhe Fedpol
-
Në një shkollë në Cyrih, të lënduar e dëme në ditën e fundit të shkollës
-
Zvicër: Kërkohen plane për të akomoduar 10 milionë njerëz