Kosova
Kosova, pa aplikacion për çmimet e derivateve të naftës
Mësohet se një aplikacion, në bazë të të cilit qytetarët e Kosovës do të kishin mundësi t’i shihnin çmimet e derivateve në baza ditore, është duke u kërkuar të bëhet edhe në vendin tonë, me qëllim të transparencës së çmimeve dhe lehtësimit të qytetarëve sa i përket anës financiare.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se është domosdoshme që Kosova ta ketë një aplikacion apo uebfaqe, ku qytetarët çdo mëngjes mund të informoheshin se si sillen çmimet e derivateve në Kosovë. Një aplikacion i tillë është kërkuar edhe nga kryetari i OJQ “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Ndërsa eksperti i ekonomisë, Pëllumb Çollaku, ka thënë se krijimi i oligopolit në tregun e naftës vazhdon të jetë problem për shkak të koncentrimit të konsumatorëve në pika të caktuara derivatesh.
Ndërkohë, përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, të konsumatorëve dhe ekspertë të ekonomisë, kanë kërkuar që në Kosovë të krijohet një aplikacion, në bazë të të cilit qytetarët e Kosovës çdo ditë mund t’i shihnin dhe t’i krahasonin çmimet e derivateve. Edhe pse në pikat e karburanteve janë të vendosura çmimet e derivateve të naftës, me anë të krijimit të një aplikacioni qytetarët do të mund të informoheshin nga kudo në lidhje me lëvizjet çmimeve. Sipas tyre, një gjë e tillë do të ndikonte në të mirë të konsumatorëve, duke përfshirë anën financiare dhe transparencën e çmimeve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë për EpokeneRe se është domosdoshme që Kosova ta ketë një aplikacion apo uebfaqe ku qytetarët e Kosovës do të mund të informoheshin çdo mëngjes sa janë çmimet e derivateve.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë