Kosova
Kosova përballë 111 reformave për të përfituar mbi 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së
Kosovës i kërkohet të përmbushë një sërë hapash deri në vitin 2027, me afate të ndërmjetme që përcaktojnë disbursimin progresiv të fondeve evropiane.
Kosova duhet të përmbushë gjithsej 111 hapa reformash në mënyrë që të përfitojë shumën e plotë prej mbi 882 milionë eurosh nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch
Sipas afateve të përcaktuara, për 13 reforma me vlerë rreth 91 milionë euro, Kosova duhet të arrijë përmbushjen deri në fund të muajit qershor. Ndërsa deri në muajin dhjetor kërkohet realizimi i 27 hapave të tjerë reformues, të cilët kapin vlerën mbi 165 milionë euro.
Të gjitha masat e planifikuara duhet të zbatohen brenda afatit përfundimtar deri në vitin 2027, pasi fondet janë të kufizuara në kohë dhe të lidhura drejtpërdrejt me progresin reformues të vendit.
Kosova ishte ndër vendet e para që dorëzoi Agjendën Reformuese, megjithatë disbursimi i fondeve ka nisur me vonesë, kryesisht si pasojë e ngërçit politik që karakterizoi vitin e kaluar.
Sipas mekanizmit të Planit të Rritjes, pagesat bëhen në mënyrë progresive dhe varen nga zbatimi i reformave të dakorduara. Në rast se disa hapa nuk përmbushen brenda afateve të përcaktuara, fondet përkatëse nuk disbursohen.
Në këtë skenar, Komisioni Evropian ka të drejtë t’i rialokojë mjetet financiare te vendet e tjera të rajonit që shënojnë progres më të shpejtë në realizimin e reformave./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja Një aksident me makinë në tunelin e San Bernardino-s në juglindje të Zvicrës çoi në mbylljen... -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026 -
Lumenjtë dhe liqenet zvicerane në nivelet më të ulëta në 20 vjet














