Kosova
Kosova përballet me 80 vatra zjarri brenda pak orëve
Kosova është përfshirë nga një valë zjarresh gjatë ditës së sotme, me gjithsej 80 vatra të raportuara brenda një periudhe prej gjashtë orësh, nga ora 14:00 deri në 20:00, ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), raporton albinfo.ch.
Sipas AME-së, 35 nga këto vatra janë ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar nga ekipet në terren. Situata më e vështirë paraqitet në komunën e Klinës, konkretisht në fshatrat Siqevë dhe Resnik, ku zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme.
“Fatmirësisht, deri më tani nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar. Situata po menaxhohet nga AME dhe Njësitë e Zjarrfikësve me të gjitha kapacitetet në dispozicion,” thuhet në njoftimin e Agjencisë.
AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë në numrat emergjentë 112, 193 ose 192.
Agjencia ka falënderuar për përkushtimin zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, KFOR-in si dhe qytetarët për bashkëpunimin, duke siguruar se mbetet në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës në terren, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












