Lajme
Kosova përkujton viktimat e komunikacionit
Dita botërore e përkujtimit për viktimat e komunikacionit rrugor është shënuar edhe në Kosovë. Në vitin 2012 kanë humbur jetën 121 persona, ndërsa 8561 janë lënduar
Në ditën ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave në komunikacion, Policia e Kosovës ka marrë masa për të rritë nivelin e sigurisë në komunikacion. Në shumë rrugë, Divizioni i Komunikacionit Rrugor ka shtuar pranin për të parandaluan numrin e aksidenteve.
Qëllimi i shënimit të kësaj dite, sipas policisë, është sensibilizimi i qytetarëve në veçanti i pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor për rëndësinë që ka jeta e njeriut për të qenë pjesëmarrës në komunikacionin rrugor pa marrë parasysh cilësinë e tij, shofer, pasagjer apo edhe këmbësorë.
Në vitin 2012 nga aksidentet në komunikacionin rrugor kanë humbur jetën 121 persona dhe 8561 persona kanë marrë lëndime trupore.
“Dita botërore e përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugore është një përkujtues i fuqishëm dhe prekës për të gjithë ne në lidhje me rëndësinë e punës që ne duhet të bëjmë së bashku për të përmirësuar sigurinë rrugore”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.
Kjo e fundit, siç thuhet më tej, ka qenë dhe vazhdon të jetë e përkushtuar me qëllim për të krijuar një sistem të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor. “Por është e nevojshme ndihma e të gjithëve që numri i viktimave të cilët përkujtohen në këtë datë të jetë sa më i vogël”, konsideron policia.
Ndryshe, e diela e tretë e nëntorit, çdo vit është Dita Botërore e përkujtimit për viktimat në komunikacionin rrugor, ndërsa këtë vit kjo ditë është më datë 17 nëntor 2013.
Dita Botërore e përkujtimit për viktimat në komunikacionin rrugor daton nga viti 1993 nga Road-Peace, dhe është miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 2005 e cila që nga ajo kohë njihet si Ditë ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave në aksidentet rrugore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











