Lajme
Kosova shënoi “Ditën e Patates”
„Çdo vit e më shumë prodhimi vendor po zëvendëson importin", ka thënë Bedri Kosumi, drejtor i kompanisë "Pestova"
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi iu premtoi fermerëve kosovare subvencione për shtimin e prodhimit të produkteve bujqësore si dhe garantoi lehtësira fiskale për shitjen e tyre. Ai tha se përkundër sfidave të shumta zhvillimore, sektori i bujqësisë mbetet si njëri prej sektorëve më të rëndësishëm i ekonomisë së Kosovës.
Këto komente kryeministri kosovar i bëri në manifestimin tradicional “Dita e Patates”, që u zhvillua në Pestovë të Vushtrrisë, nën organizimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Vushtrrisë.
Me këtë rast, Kryeministri Thaçi theksoi rëndësinë që ka zhvillimi i sektorit të bujqësisë në ekonominë e Kosovës, dhe i garantoi të gjithë fermerët se do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes lehtësirave, granteve dhe subvencioneve për bizneset e ndryshme në këtë sektor.
Pas manifestimit, Kryeministri Thaçi, bashkë me ministrin Stavileci dhe pronarin e kompanisë “Pestova”, Bedri Kosumi, vizituan hapësirat e mbjella me patate në Pestovë të Vushtrrisë
“Ekonomia jonë është në fazën e zhvillimit dhe përkundër sfidave, sektori i bujqësisë mbetet si njëri prej sektorëve më të rëndësishëm i ekonomisë së vendit tonë. Këtë sektor e konsiderojmë si motor të zhvillimit ekonomik dhe në këtë drejtim, rol thelbësor janë duke luajtur edhe agrobizneset vendore”, tha Thaçi.
Prodhimtaria e patates, sipas tij, është identitet i komunës së Vushtrrisë dhe për t’iu krijuar mundësi më të mira fermerëve të kësaj ane, Qeveria e Kosovës, siç tha Thaçi, ka investuar edhe në tri projekte të ujitjes që arrijnë vlerën prej rreth gjysmë milionë euro.
“Ndërsa, në kuadër të skemave të përkrahjes së drejtpërdrejtë, deri më tash, grante dhe subvencione kanë përfituar rreth 2300 fermerë të komunës së Vushtrrisë në vlerë prej rreth 1.5 milionë euro”, deklaroi ai.
Ndërsa ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Kusari-Lila tha se është viti i tretë me radhë i tubimit të përbashkët me rastin e Ditës së Patates, një vit që simbolizon suksesin dhe punën e prodhuesve të patates në Vushtrrisë.
“Për ne është kënaqësi e veçantë të shohim se si aktiviteti juaj rritet vit pas viti. Kemi qenë këto tri vite bashkë më Ministrin Stavileci, Kryeministrin dhe gjithë kabinetin qeveritar për ta për ta përkrahur këtë prodhim i cili ka emër jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë”, tha Kusari-Lila.
Ajo po ashtu theksoi se kjo ditë simbolizon një ditë krenarie e cila duhet të përcillet si shembull për produktet tjera dhe për prodhuesit nëpër komunat tjera të Kosovës.
Ndërkaq, Bedri Kosumi, vlerësoi rëndësinë e festimit të “Ditës së Patates”, si një rast për të festuar prodhimet e vazhdueshme, promovimin e teknologjive të reja të prodhimit dhe rritjen e kualitetit, por edhe për të diskutuar sfidat dhe nevojat për të rritur konkurrueshmërinë dhe për ta forcuar qëndrueshmërinë e biznesit kosovar.
“Jemi dëshmitarë që çdo vit prodhimi vendor po zëvendëson importin, prodhimet tona po zënë vendin parësor në shportën e konsumatorit. Ky është vetëm fillimi. Kërkohet edhe më shumë punë për të bërë nga të dyja palët, si nga institucionet qeveritare ashtu edhe nga ana e prodhuesve”, ka thënë Kosumi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














