Kosova
Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut me marrëveshje për zonë të përbashkët mbrojtjeje
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një marrëveshje mes tyre. Të tre shtetet kanë rënë dakord që të kenë një zonë të mbrojtur të përbashkët.
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i mjedisit në Maqedoninë e Veriut, Naser Nuredini, kanë nënshkruar memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit.
Kjo marrëveshje është bërë për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Europë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë.
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu ka thënë se janë të bindur se një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore dhe kulturore.
“Të bindur se një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që të zhvillojmë, promovojmë, menaxhojmë e ruajmë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare”.
“Ne i shohim zonat e mbrojtura si ofrues të përfitimeve përtej kufijve – përtej kufijve të tyre në një hartë, përtej kufijve të shteteve kombëtare – midis shoqërive dhe brezave që jetojnë në këto zona. Këto vargmale shërbejnë si një korridor ekologjik, që strehon një numër të madh llojesh të rëndësishme bimësh e kafshësh, jo vetëm në nivel rajonal por edhe në nivel evropian e ndërkombëtar”, është shprehur ministrja Kumbaro, transmeton monitor përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve shqiptare, ky projekt mes tre vendeve synon zhvillimin e përbashkët ndërkufitar të turizmit miqësor ndaj natyrës, menaxhimin e përbashkët ndërkufitar të rajonit dhe promovimin e përbashkët të trashëgimisë së veçantë natyrore dhe kulturore përtej kufijve.
Parku Natyror Korab-Koritnik në Shqipëri, Parku Kombëtar Sharri në Kosovë dhe Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Maqedoninë e Veriut do të jenë pjesë e një parku ndërkufitar.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C











