Lajme
Kosova themelon drejtori për dëshmitarë të mbrojtur
Pas kritikave të shumta se në Kosovë nuk mbrohen dëshmitarët, me ndihmën e EULEX-it dhe Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, do të themelohet një drejtori për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi ka bërë të ditur se shumë shpejt, në kuadër të policisë, do të themelohet një drejtori për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Sipas Maliqit, Ligji për dëshmitarë të mbrojtur është në fazën përfundimtare dhe pritet që së shpejti të aprovohet në Kuvendin e Kosovës.
Ne tanimë kemi përzgjedhur një numër të oficerëve të cilët kanë filluar trajnimet. Një numër është dërguar për trajnime në Britani të Madhe”, ka thënë Maliqi në një intervistë për Zëri.
Mendohet se kjo drejtori që do të mbrojë dëshmitarët të ketë prej 80 deri 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët do të kenë trajnime të veçanta dhe pajisje të veçanta gjatë punës së tyre.
E-Diaspora
-
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15... -
Francë: Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë -
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA -
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Zvicër
-
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra Rezulton se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, kishte rrënjë zvicerane. Hulumtime të reja kanë gjurmuar prejardhjen... -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore -
Zvicër: Më pak vizita në aktivitetet kulturore, më shumë në festivale -
Reaksionet në Zvicër pas uljes së tarifave amerikane -
Zvicër: Lindjet arritën nivelin më të ulët historik











