Lajme
Kosova U-17 mposhtet nga Tanzania
Përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup”, që po mbahet në Turqi.
Pasi fillimisht pësoi 1:0 nga Turqia, Kosova të premten ka pësuar 4:2 nga Tanzania. Rezultatet janë paraqitur në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Turqisë, që edhe e organizon turneun. Kosova renditet e fundit në Grupin A. prin Turqia me 6 pikë, ndërsa Irlanda e Tanzania i kanë nga 3 pikë, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.
Turqia të premten fitoi 1:0 ndaj Irlandës. Në Grupin B garon Shqipëria, që të premten fitoi 1:0 ndaj Ukrainës. Shqipëria e kishte fituar 1:0 edhe ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë Veriore dhe ndan vendin e parë në grup me Korenë e Jugut.
Të dielën, Kosova luan ndaj Irlandës, ndërsa Shqipëria përballet me Korenë. Më pas, më 21 janar janë ndeshjet për plasman përfundimtar.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













