Sport
Kosovare Asllani ndërpren kontratën me PSG-në
Asllani është autore e 45 golave në 78 ndeshje, duke qenë njëra nga lojtaret më të mira në klubin më të njohur francez
Futbollistja shqiptare me pasaportë suedeze, Kosovare Asllani, ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën para kohe, pas tre vjet e gjysmë me klubin francez, PSG.
Asllani është autore e 45 golave në 78 ndeshje, duke qenë njëra nga lojtaret më të mira në klubin më të njohur francez. Por, duket se ajo ka marrë vendim që pas tre vjetësh të kërkojë një sfidë të re. Ajo ka falënderuar klubin dhe tifozët për gjithë mbështetjen që ia kanë dhënë asaj që nga mbërritja e reprezentueses suedeze në Francë, përcjell albinfo.ch.
E njohur edhe si njëra nga futbollistet më të bukura në botë, për mediat suedeze ka deklaruar se kohët e fundit për shkak të lëndimeve nuk ka mundur të japë maksimumin, ndërkohë ajo ka vendosur të kërkojë ambient të ri. Sipas mediave suedeze, ajo dëshiron që karrierën e saj ta vazhdojë në Suedi.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













