Futboll
Kosovare Asllani po shkëlqen te Real Madridi, 3 gola në 4 ndeshje
Pas disa vjetësh, nga ekipi i femrave të Real Madridit nuk kishin rezultate të mira, këtë sezon është renditur mjaft mirë, ku pa dyshim meritë ka pasur edhe loja e futbollistes shqiptare Kosovare Asllani. Në një intervistë në Suedi, ku ajo ka përfaqësuar ekipin e Real Madridid ka folur për objektivat e grupit, përcjell albinfo.ch.
Tashmë sulmuesja Asllani është shprehur se ekipi nuk do të jetë i kënaqur vetëm me mbylljen e një sezoni. “Për Real Madrid qëllimi është fitorja. Ky është viti i parë që ne kemi zyrtarisht një ekip që synon triumfin. Megjithatë, qëllimi është që të përpiqemi të fitojmë sërish. Personalisht, qëllimi im është për të zënë një nga vendet e “Champions League” këtë vit “, u shpreh Asllani në një intervistë për gazetën suedeze “Aftonbladet”.
Kosovare Asllani gjithashtu ka folur për situatën e koronavirusit në Spanjë. “Jemi në një fazë të vështirë, nuk mund të largohemi nga shtëpia ose hoteli dhe kjo situatë shkakton trishtim. Mund të qendrojmë vetëm në hotel dhe të stërvitemi, është pak monotone. Herë pas herë bëjmë teste Covid-19 dhe mundohemi të mos neglizhojmë masat anti-Covid, por tani jam mësuar me maska sepse në Spanjë, sepse ato janë të detyrueshme”.
Sa i përket përgatitjes së saj për ndeshjet, ajo është gjithmonë shumë e sigurt në vetvete. “Për sa kohë që jam përgatitur dhe ndihem mirë, jam shumë e qetë. Është diçka që e kam mësuar gjatë karrierës time. Kur isha e re mendoja se të gjithë po më shikonin, por tani e di që nuk është kështu”, shpjegoi lojtarja e ekipit të femrave të Real Madrid. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













