Lajme
Kosovarët do të përkujtojnë 11 Shtatorin
Ministria e Punëve të jashtme e Kosovës do të organizojë një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat e 11 Shtatorit
Në përkujtim të dhjetë vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministria e punëve të jashtme e Kosovës, do të organizojë një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat “e kësaj dite tragjike për SHBA-të dhe krejt botën demokratike”.
Ministria e jashtme ftoi qytetarët e Prishtinës që, “në shenjë nderimi për viktimat dhe solidarizimi me të mbijetuarit, familjet dhe kombin e madh amerikan”, të dielën me 11 shtator 2011, në ora 19:00, të ndezin qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në qendër të Prishtinës.
“Populli i Republikës së Kosovës tashmë e ka shndërruar këtë përvjetor në ditë të kujtesës dhe respektit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleates themeltare të shtetësisë së Kosovës.Në këtë ditë, përmes akteve të bamirësisë dhe bashkimit të njerëzve të moshave, besimeve dhe përkatësive të ndryshme etnike, do të nderohen viktimat e sulmeve terroriste në mbarë botën”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për shtyp të kësaj ministrie.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”













