Lajme
Kosovarët mbjellin vetëm 45 për qind të tokës
Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe i përket livadheve dhe kullosave
Vetëm 45 për qind e tokës në Kosovë punohet nga blegtorët apo kooperativat bujqësore private, ndërsa pjesa tjetër mbetet djerrinë. Kështu thuhet në raportin e fundit që ka nxjerr Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2015.
Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e tokës bujqësore, kulturat bujqësore, blegtorinë, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet) dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore është 410 478 hektarë, përfshirë tokën e përbashkët, private dhe publike.
“Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe i përket livadheve dhe kullosave me 52.7 për qind si dhe tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 45.2 për qind, kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanët) 2 për qind dhe kopshtet 0.1 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.
Nga gjithsej tokë e punueshme – ara, pjesa më e madhe është me drithëra rreth 72 për qind; bimë foragjere me 15.4 për qind; perime me 4.2 për qind; patate me 1.8 për qind; bishtajore me 1.7 për qind dhe kultura të tjera me 4.2%.
Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 20 456 hektarë.
Sipas rezultateve të Anketës së Ekonomive Bujqësore, numri i gjedheve është 258 505 krerë; i deleve është 198 mijë krerë; i dhive është 30 mijë krerë; i derrave është 44 mijë krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) është 2577 krerë; i shpezëve (pula, biba, rosa dhe pata) është 2 57 mijë copë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve është 157 mijë koshere.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












