CH-Ballkani
Kosovari dhe italiani kapen me 15 mijë kanoçe Red Bull fals
Analizat kimike të bëra kanë konstatuar se pija e shitur nuk ishte e dëmshme për shëndet. Por ajo përmban dozë më të vogël të taurinit
Policia italiane ka konfiskuar në Torino 15000 kanoçe me pijen e njohur energjike Red-Bull, të falsifikuar. Kanoçet false janë importuar nga Kosova përmes një kosovari dhe një italiani. Pastaj në Itali, atyre u janë ngjitur etiketat përkatëse, njofton policia, shkruan kurier.at.
Këto pije pastaj u janë shitur lokaleve të vogla, para së gjithash atyre të drejtuara nga të huajt në Itali dhe shitësve të rrugës.
Lidhur me këtë rast, tetë persona janë paditur për shitje të plagjiatëve, stërshitje dhe për mashtrim, transmeton albinfo.ch. Analizat kimike të bëra kanë konstatuar se pija e shitur nuk ishte e dëmshme për shëndet. Por ajo përmban dozë më të vogël të taurinit në krahasim me pijen normale, origjinale.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











