Lajme
Kosovari dyshohet se ka kontrabanduar 3 bashkatdhetarë të tij
Dy gratë dhe burri në pjesën e pasme të veturës të moshës kishin pasaporta, por nuk kishin dokumente për qëndrimin e tyre në vend

Policia Federale e Gjermanisë ka akuzuar një kosovar për kontrabandë me tre bashkatdhetarë të tij. Katërshja është ndaluar në autostradën B2 pranë qytetit Mittenwald, transmeton albinfo.ch.
Në pikën kufitare Scharnitz – Mittenwald, zyrtarët e policisë federale kanë kontrolluar të shtunën pasagjerët e një makine me targa italiane. 45-vjeçari që ngiste makinën është identifikuar me pasaportë kosovare dhe leje qëndrimi italiane, shkruan merkur.de.
Dy gratë dhe burri në pjesën e pasme të veturës (të moshës 17, 19 dhe 44-vjeçare) kishin pasaporta me vete, por nuk kishin dokumente për qëndrimin e tyre në Gjermani. Drejtuesi i mjetit u bë sikur nuk dinte gjë për ta dhe shpjegoi se thjesht nuk kishte menduar se cilat dokumente nevojiteshin.
Pas përfundimit të masave policore, tre personat janë denoncuar për tentim të paautorizuar për të hyrë në vend, përcjell albinfo.ch. Shoferi i tyre ka mundësi të akuzohet si përgjegjës për kontrabandën e të huajve. Policia federale Garmisch-Partenkirchen ka refuzuar hyrjen për shtetasit kosovarë dhe ia ka dorëzuar të katër personat policisë austriake.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Zvicër
-
A e dini se Zvicra mbajti konkursin e parë të këngës në Eurovizion Eurovizion mbrëmë u kthye në shtëpi, pikërisht aty ku nisi për herë të parë, në Zvicër,...
-
Gjykimet që ndryshuan Zvicrën në historinë 150 vjeçare të Gjykatës Federale
-
Bujqësia organike në Zvicër në ngërç: Stagnon për herë të parë që nga viti 2010
-
Ushtria zvicerane po mendon të hapë përsëri disa bunkerë të vjetër
-
Sheqeri në ushqim: Zvicra vendos objektiva të reja për jogurtet dhe ëmbëlsirat