Lajme
Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon
Burri ka sulmuar një grua 36-vjeçare kosovare (që dyshohet se është gruaja e tij) dhe një afgan 31-vjeçar. Është plagosur edhe një vajzë 14 vjeçare
Tre persona janë plagosur në një krim të dhunshëm në Wetzikon (ZH) mëngjesin e së premtes. Është arrestuar autori i dyshuar, një 39-vjeçar kosovar, përcjell albinfo.ch.
Burri ka sulmuar një grua 36-vjeçare kosovare dhe një afgan 31-vjeçar në një banesë rreth orës 09:30, njoftoi Policia Kantonale e Cyrihut të premten pasdite. Të dy kanë pësuar plagë të mesme deri të rënda, shkruan polizei-schweiz.ch.
Një 14-vjeçare, e cila ndodhej gjithashtu në banesë, ka pësuar lëndime të lehta. Të gjithë të plagosurit u desh të dërgoheshin në spital. Autori i dyshuar fillimisht arriti të arratisej, por u arrestua në Cyrih në mesditë.
Policia nuk ka bërë të ditur pse ka ndodhur krimi, çfarë raporti ka pasur autori me viktimat dhe si janë plagosur personat, përcjell albinfo.ch. Hetimi është në vazhdim.
Megjithatë, disa media (si Nau.ch, 20 Minuten, etj.) thonë se nga Zyra për Media e Kapo Cyrihut kanë marrë informatën se një nga viktimat është gruaja e autorit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












