Lajme
Kosovarja arrestohet dhe dënohet me gjobë për thirrje anti-hebreje
Sipas saj, ajo ishte bërë pa dashje pjesë e demonstratës. Mirëpo, në video shihet se kosovarja kishte pikturuar në të dyja faqet flamurin palestinez

Një e re 20-vjeçare që kishte marrë pjesë në demonstratën antisemite përpara sinagogës në Gelsenkirchen më 12 maj 2021 është arrestuar në një qendër paraburgimi për të rinjtë dhe është detyruar të paguajë një gjobë prej 500 euro në favir të komunitetit hebre të këtij qyteti.
Gruaja e re me prejardhje nga Kosova akuzohej se kishte bërtitur parulla urrejtjeje kundër hebrejve.
E lindur në Gelsenkirchen dhe me prejardhje familjare nga Kosova, e reja, atëbotë 19 vjeçare, ka pranuar në gjykatë se ka bërtitur “Sch… Juden”.
Gjatë seancës dëgjimore janë shfaqur regjistrime video dhe audio të demonstratës, e cila pati tërhequr vëmendjen mbarëkombëtare, transmeton albinfo.ch. Sipas njoftimit të mediave, 20-vjeçarja e akuzuar për nxitje të urrejtjes ka pohuar se nuk donte të nxiste kundër hebrenjve.
Sipas saj, ajo ishte bërë pa dashje pjesë e demonstratës. Mirëpo, në video shihet se kosovarja kishte pikturuar në të dyja faqet flamurin palestinez.
Në gjykatë, ajo ka këmbëngulur se nuk ishte antisemite. Ajo të fillojë së shpejti studimet për mësimdhënie të nivelit fillor, në Bochum, shkruan waz.de.
Qëllimi i saj është t’u mësojë fëmijëve që njerëzit që mendojnë ndryshe, pavarësisht nga feja apo origjina, nuk duhet të ngacmohen apo ofendohen.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Shqiptarët, këtë vit, me abetare të përbashkët Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po merr pjesë në konferencën dyditore për...
-
Kosovari 29-vjeçar akuzohet për 8 grabitje në banka dhe pika karburanti
-
Two.jobs, kompania shqiptare që bashkëpunon me rreth 600 kompani në Zvicër
-
Qeveria do t’ua paguajë edhe këtë vit policën e sigurimit mërgimtarëve
-
Kurti flet ekskluzivisht për Albinfo.ch: Bashkatdhetarët e Zvicrës e kanë një rol si askund tjetër
Jeta në Zvicër
-
Lia e majmunëve, si po përgatitet Zvicra Lija e majmunëve është më pak e transmetueshme se koronavirusi...
-
I sekuestrohet pasuria dhe dënohen me 1 milion euro, ja pse u dënuan babë e bir në Zvicër
-
Zvicër: Blerja e një shtëpie shumë e vështirë, Migros del me një ofertë
-
Taksat do të ulen në kantonin zviceran
-
Kosovari 29-vjeçar akuzohet për 8 grabitje në banka dhe pika karburanti