Integrimi
Kosovarja dhe Shpëtimi, në mesin e 505 kandidatëve për Parlamentin e Kantonit të Solothurnit
Për vendin e deputetit në Parlamentin e Kantonit garojnë edhe dy kandidatë shqiptarë: Kosovare Rrustemi për SP-në dhe Shpëtim Xhemaili për CVP-në
Të dielën, më 12 mars, qytetarët me të drejtë vote në Kantonin e Solothurnit do të zgjedhin qeverinë dhe parlamentin e kantonit për katër vitet e ardhshme. Janë gjithsej 505 veta që kandidojnë për një vend deputeti në parlamentin me 100 vende, njofton srf.ch.
Më së shumti vende ne legjislaturën aktuale ka FDP (liberalët), gjithsej 26, transmeton albinfo.ch. CVP si fuqia e dytë ka 22 deputetë ndërsa SP dhe CVP kanë nga 19 sish.
Shumica e votuesve tashmë e kanë dhënë votën e tyre (me postë) ndërsa paraditen e së dielës këtë mund ta bëjnë në kutitë e votimit ata që nuk kanë votuar deri më tash.
Për dy partitë e fundit garojnë edhe dy kandidatë shqiptarë: Kosovare Rrustemi për SP-në dhe Shpëtim Xhemaili për CVP-në. Albinfo.ch ka prezantuar të dy kandidatët e përmendur që u takojnë dy kampeve të ndryshme politike.
Edhe në zgjedhjet për ekzekutivin e kantonit garat duket e fortë. Nga 5 ministrat në që janë në pushtet, kandidojnë sërish tre: Remo Ankli (FDP), Roland Fürst dhe Roland Heim (të dy CVP). Ata kanë të gjithë gjasa të mira për t`i ruajtur pozicionet që kanë. Ndërsa Susanne Schaffner nga SP dhe Mariane Meister nga FDP mund të shpresojnë që t`i zënë dy vendet e liruara në ekzekutiv.
E-Diaspora
-
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih Mbrëmje letrare me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih... -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrihu ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut hedh poshtë iniciativën për pagesa me para në dorë Pagesat me cash mbeten opsionale për bizneset në Cyrih... -
Alarm i rremë? Çfarë ndryshoi realisht në këshillat britanike për Zvicrën -
Bashkëpronari i barit të djegur mbahet në paraburgim për tre muaj -
Gjysma e emigrantëve evropianë nuk qëndrojnë më shumë se pesë vjet në Zvicër -
Rekord historik në Zvicër: Në vitin 2025 u themeluan më shumë kompani se kurrë më parë













