Gruaja
Kosovarja duhet të lëshojë Zvicrën, ka torturuar rëndë të bijën
Ajo, veç tjerash, ia kishte lidhur të bijës një kabllo elektrike për qafe dhe pastaj e kishte shtrënguar sa për pak nuk e kishte ngufatur
Qëllimi i saj ka qenë edukimi i vajzës por në fakt me masat e saj “edukuese” ajo ka shkuar tepër larg. Kosovarja sot 43 vjeçe, e ka keqtrajtuar aq rëndë dhe shumë herë vajzën e saj 17 vjeçe sa që në disa raste ia ka rrezikuar edhe jetën.
Pasi që veprimet e tilla janë përsëritur, ajo do të detyrohet ta lëshojë vendin dhe të kthehet në Kosovë, 25 vjet pasi ka ardhur në Zvicër në bazë të martesës.
Këtë vendim e ka marrë shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, Gjykata Federale. Më parë, në vitin 2011 nëna e pashpirtë qe dënuar nga një gjykatë e qarkut me heqje lirie me kusht për dy vjet, shkruan tagblatt.ch. Dënimi i ishte shqiptuar për rrezikim jete, rrahje dhe lëndim trupor.
Gjykata e kishte shpallur fajtore kosovaren për disa vepra penale. Së pari, ajo e kishte shkelur me makinë një këmbësore, por veprat më të rënda i kishte kryer ndaj vajzës së saj. Tri herë ia kishte përplasur kokën për radiatori të banjës dhe pastaj e kishte goditur në kokë, krahë dhe këmbë me një rrip.
Më vonë ajo ia kishte lidhur të bijës një kabllo elektrike për qafe dhe pastaj e kishte shtrënguar sa për pak nuk e kishte ngufatur. Ndërsa disa vite para kësaj, nëna e kishte rrahur aq keq vajzën sa e kishte bërë për spital.
Me vendimin e saj për dëbim, Gjykata Federale ka dashur t`ia bëjë me dije kosovares se qëndrimi i saj i tejkalonte me të madhe suazat e një konflikti të zakonshëm prind-fëmijë. 43 vjeçja kishte treguar një potencial të madh dhune që mund të drejtohet edhe kundër personave të tjerë.
Sipas mendimit të Gjykatës Federale sjellja e kësaj gruaje flet për një “nënvlerësim eklatant nga ana e saj të sistemit të këtushëm të vlerave”. Për këtë arsye ekziston një interes publik mjaft i rëndësishëm për ta dëbuar kosovaren nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen Ambasada e Kosovës në Austri u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, përcjell albinfo.ch. Siç...
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
Jeta në Zvicër
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës Është e rëndësishme që çdo nxënës të mos e përjetojë një gjuhë të huaj si pengesë,...
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë