Kosova
Kosovë: Arrestohen 7 persona për hyrje në sisteme kompjuterike, mashtrim dhe shpëlarje të parave
Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka zhvilluar një aksion në shtatë lokacione të ndryshme në Kosovë, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria e Policia kanë njoftuar se gjatë aksionit janë sekuestruar vetura, armë, municion dhe mjete të konsiderueshme materiale.
Dyshohet se personat ishin përfshirë në vepra penale, si “hyrje në sisteme kompjuterike”, “mashtrim” dhe “shpëlarje të parave”.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’”, thuhet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë












