Kosova
Kosovë: Arrestohen tre persona, keqpërdorën kartelat bankare të të tjerëve
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë operacionit nën dyshimet për përfshirje të disa personave të dyshuar në kryerje të veprave penale si “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”, “Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.
Operacioni policor ka ndodhur në rajonin e Prishtinës, ku fillimisht janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë përdorur kartela të bardha bankare (bllanko), si dhe kanë shpërndarë video përmes rrjeteve të ndryshme sociale duke tërhequr para në bankomate të ndryshme, si dhe kanë përdorur disa faqe në rrjete sociale për të promovuar këto lloj kartelash, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, policia ka sekuestruar dy kompjuterë; një llaptop; dy telefona mobil; tri USB; një HDD.
“Të dyshuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, dyshohet se kanë keqpërdorur kartela bankare të personave të ndryshëm, kësisoj me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se nga hetimet e mëtejme, më 1 gusht u arrestua edhe i dyshuari i tretë, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të personave të tjerë dhe i cili po ashtu me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













