Kosova
Kosovë: Arrestohet një serb nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile
Një person i nacionalitetit serb, me inicialet T.P., është arrestuar sot në Kosovë, nën dyshimin për kryerje të veprës penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile’.
Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate për media, ku thuhet se arrestimi është bërë nga hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë Speciale në Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim, bashkëpunim dhe me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot, më 12.09.2024, ka arrestuar të dyshuarin T.P., i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.
Dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Istog, ai ka kryer vepra të ndryshme penale, duke përfshirë plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile.
Tutje bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit ligjor.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Vetura juaj e ardhshme do t’ju vëzhgojë gjatë vozitjes Prodhuesit e automjeteve argumentojnë se këto sisteme mund të zvogëlojnë aksidentet e shkaktuara nga pakujdesia, një... -
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër -
“Çmenden” çmimet e banesave në Cyrih -
Çështjet e rëndësishme që vendosen sot -
Zvicra vendos sot: Kufi 10 milionë banorë apo vazhdim i politikës aktuale?












