Kosova
Kosovë: Depo e pajisjeve mjekësore bëhet shkrumb e hi
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një depo të pajisjeve mjekësore, që gjendet në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Zjarri nuk është shuar akoma. Zjarrfikësit qe disa orë po luftojnë me flakët atje. T7 sjell pamje me dron, ku shihen dëmet që janë shkaktuar e përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin, përcjell albinfo.ch.
Tym i madh është krijuar mëngjesin e sotëm, përgjatë rrugës Prishtinë-Ferizaj, pas zjarrit që ka përfshirë një depo. Bëhet fjalë për depon e kompanisë “Koslabor”, ku ruhen pajisje mjekësore.
Në pamje shihen zjarrfikësit duke vrapuar për ta shuar zjarrin, që po vazhdon ende, dhe Policia e Kosovës. Afër objektit janë mbledhur edhe qytetarë.
Depoja është e ndarë në tri objekte, dhe zjarri duket se ka shpërthyer nga objekti që gjendet në mes.
Mehmeti ka thënë se nuk e di se cilët janë shkaktarët e zjarrit, por se dëmet janë milionëshe.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa temperaturat rekord vazhdojnë të godasin... -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit










