Kosova
Kosovë: Dyshime për përfitime të paligjshme nga shtesat për fëmijë, nis verifikimi i listave
Ministria e Financave në Kosovë ka nisur procesin e verifikimit të përfituesve të shtesave për fëmijë, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të keqpërdorimit të fondeve publike.
Ky veprim vjen pas rritjes së shumës së shtesave në 30 euro dhe shqetësimeve se një pjesë e fëmijëve që figurojnë në listat e përfituesve mund të mos jetojnë më në Kosovë, por vazhdojnë të marrin pagesa nga buxheti i shtetit.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 406 mijë fëmijë përfitojnë aktualisht nga kjo skemë. Megjithatë, largimi i mbi 37 mijë qytetarëve nga Kosova brenda një viti ka ngritur dyshime për saktësinë e listave të përfituesve dhe ka nxitur institucionet të ndërmarrin kontrolle më të hollësishme.
Ministria ka bërë të ditur se një numër i konsiderueshëm i rasteve tashmë janë futur në proces verifikimi, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të bëhen publike pas përfundimit të kontrollit.
“Ka një numër të përfituesve që nuk kanë qenë banorë të Kosovës. Një pjesë e tyre i janë nënshtruar kontrollit, por ende nuk kemi një shifër përfundimtare të atyre që janë larguar nga skema”, ka deklaruar Liridon Llozani, këshilltar për media në Ministrinë e Financave pêr rtk.
Ekspertët e çështjeve sociale vlerësojnë se mungesa e një baze të qartë ligjore dhe moslidhja e plotë e databazave institucionale kanë krijuar hapësira për keqpërdorime të mundshme.
Sipas tyre, për të siguruar që ndihmat sociale të shkojnë tek familjet që realisht plotësojnë kushtet, nevojitet një sistem më i avancuar i shkëmbimit të të dhënave mes institucioneve.
Ministria e Financave ka njoftuar se skemat e shtesave për fëmijë dhe programet e tjera sociale do të rregullohen me ligj, ku do të përcaktohen qartë kriteret dhe mënyrat e përfitimit.
Procesi i verifikimit po realizohet përmes platformës e-Kosova dhe Departamentit të Skemave Sociale, duke krahasuar të dhënat me institucionet e tjera relevante.
Institucionet synojnë që përmes këtij procesi të sigurojnë se mjetet nga buxheti i Kosovës u dedikohen vetëm familjeve dhe fëmijëve që jetojnë në vend dhe plotësojnë kriteret ligjore për përfitim/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026












