Lajme
Kosovë-Maqedoni, kthehet normaliteti tregtar
Me marrëveshjen bilaterale, është hequr edhe embargoja maqedonase për miellin dhe grurin e Kosovës, dhe gjithçka është kthyer si më parë
Ngërçi ekonomik-politik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, i cili filloi një javë më parë u zhbllokua dje në mesnatë, ndërsa aktualisht gjithçka i është kthyer normales. Kosovarët po hyjnë në Maqedoni pa taksa, ndërsa mallrat “Made in Makedonia” po shiten në Kosovë.
Me marrëveshjen dy palëshe, është hequr edhe embargoja maqedonase për miellin dhe grurin e Kosovës, dhe gjithçka është kthyer si më parë.
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraçini në mesnatë vizitoi pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë, për t`u vërtetuar drejtpërdrejt lidhur me normalizimin e situatës dhe lëvizjen e lirë për mallrat dhe qytetarët midis dyja vendeve.
“Më vjen keq dhe njëkohësisht dua tu kërkoj falje qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve në cilëndo pjesë të kufirit për dëmet që mund të kenë pësuar dhe ky duhet të jetë një mësim i mirë që në të ardhmen të mos hasim në probleme të tilla”, ka theksuar ministri Saraçini.
Gjithashtu në pikat kufitare të Kosovës me Maqedoninë ishte edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila.
“Nga mesnata sonte, shfuqizohet vendimi për importin e mallrave nga Maqedonia si dhe hiqet taksa për individë dhe mjete transporti nga ana e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës.
Ajo tha se tha kjo javë, e cila nuk ishte e lehtë, iu ka dhënë leksion dy palëve që të mos ketë më pengesa apo barriera mes njëri-tjetrit. Kusari-Lila i falënderoj të gjithë ata që janë përfshirët në zgjidhjen e këtij problemi
Qeveria e Maqedonisë ka ndërmarrë të gjitha masat që deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi të largojë pengesat pas vendkalimit kufitar me Kosovën, sidomos bllokadën e vendosur nga transportuesit maqedonas Makmatrans, raporton INA.
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha tha se nga mesnata do të normalizohet shkëmbimi tregtar dhe lëvizja e lirë duke nisur nga pika zero. “Kjo u arrit falë angazhimit tonë maksimal për të rikthyer situatën në normalitet”, theksoi zëdhënësi Hoxha.
Ndryshe, një javë më parë u keqësuan deri në maksimum raportet tregtare Kosovë-Maqedoni, pasi që Shkupi filloi të aplikoj taksa kufitare për kosovarët që hyjnë në këtë shtet. Ky vendim irritoi Prishtinën e cila ndaloi hyrjen në Kosovë të të gjitha mallrave të Maqedonisë.
Ndërsa situata shkoi edhe më keq, duke u bllokuar gjithë kufiri ndërmjet dy shteteve, për disa ditë. Kjo gjendje i shkaktoi humbje disa milionëshe kryesisht Maqedonisë, e cila mesatarisht në Kosovë eksporton mallra ditore në vlerë 1 milion dollarë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














