Kosova
Ministri i Shëndetësisë nuk i sheh mërgimtarët fajtorë për rritjen e infektimeve me Covid-19
Sipas tij, është normale që kur rritet fluksi i qytetarëve, ka mundësi të rritet edhe numri i rasteve,
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka refuzuar të fajësojë ardhjen e mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, transmeton Albinfo.ch.
“Nuk ka rëndësi se nga ka ardhur, me rëndësi është se e kemi COVID-in këtu. Duhet të marrim masa të mbrohemi. Të mbajmë maskë e të vaksinohemi”, tha Latifi.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se mbyllja e vendit, mbyllja e shkollave dhe ekonomisë, nuk është opsion momentalisht.
“Nuk besoj se tash për tash opsion është të mbyllen shkollat, të mbyllet ekonomia. Shumica e vendeve rreth neve, që e kanë gjendjen më të rëndë, nuk e kanë bërë këtë”, ka thënë Latifi për KTV.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter mbrojti respektimin e vendit me frenimin e borxhit të shtunën....
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Zvicra gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos
-
Zvicra renditet ndër shtetet që ofron ndihmë më së shumti në botë