Kosova
Kosovë: Ndryshimi i tatimit për të ardhurat personale
Murati: Po përmbushim njërin nga premtimet
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ndryshohen edhe shkallët tatimore për të ardhurat personale.
Sipas ATK-së, për të ardhurat e tatueshme deri në tre mijë euro (3.000 €), duke përfshirë edhe shumën tre mijë euro (3.000 €), zero për qind (0%);
Për të ardhurat e tatueshme mbi tre mijë euro (3.000 €), deri në pesë mijë e katërqind (5.400 €), duke përfshirë edhe shumën pesë mijë e katërqind (5,400 €), tetë për qind (8%) të shumës mbi tre mijë euro (3.000 €); dhe
Për të ardhurat e tatueshme mbi pesë mijë e katërqind (5,400 €), plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi pesë mijë e katërqind (5,400 €)”.
E pas këtij njoftimi ka reaguar edhe ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati.
Ai në një postim në Facebook thekson se me hyrjen në fuqi të Ligjit për pagën minimale, përfundimisht hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas më shumë se një dekade.
“Një ndryshim tjetër me rëndësi, dhe njëkohësisht edhe përmbushje e njërit nga premtimet tona, është që paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Pra, me ndryshimin e shkallëve tatimore, vlera e pagës që lirohet nga tatimi rritet në 250 euro (nga 80 sa ishte)”, tha Murati.
“Me fjalë tjera, të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi”, shkroi ai.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? Vala e të nxehtit po rikthen kujtimet e verës më vdekjeprurëse në historinë moderne të Evropës... -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës










