Kosova
Kosovë: Në 24 orët e fundit në trafik, 2 aksidente me fatalitet
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pas një aksidenti mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në hyrje të Vushtrrisë, përcjell albinfo.ch.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit raportohet se edhe një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Shtaricë të Klinës.
Policia e Kosovës njofton se në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti, sipas policisë, erdhi teksa shoferi ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaricë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset me automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
E-Diaspora
-
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike 20-vjeçarja Rina Krasniqi, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani, dhe mërgimtarja tjetër... -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026 Pasaporta e Zvicrës në mesin e më të fuqishmeve në botë... -
Nxirret në shitje vila luksoze buzë liqenit në Zvicër, kushton 5.5 milionë franga -
Xhaka renditet i treti në Botëror për pasimet më të shumta drejt sulmit -
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden












