Kosova
Kosovë: Për 11 muaj, 103 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku
Në 11 muaj 14.552 aksidente prej të cilave 90 kanë qenë fatale
Të dhënat e fundit tregojnë se nga muaj janari deri në nëntor të këtij viti, 103 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.
Sipas Policisë së Kosovës, thuhet se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 14.552 aksidente, prej të cilave 90 kanë qenë fatale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 5.559 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 8.903 aksidente me dëme materiale. Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar 411.127 tiketa në trafik.
Kujtojmë se në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2018, kanë qenë 110 persona të vdekur në aksidente trafiku, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













