Kosova
Kosovë: Pritet të zgjerohet skema për shtesat e fëmijëve të lindur nga viti 2014 e tutje
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati njofton se nga muaji i ardhshëm zgjerohet skema për shtesat për fëmijë.
Sipas Muratit, këto shtesa do t’i marrin fëmijët e lindur nga viti 2014 e tutje.
“Me miratimin e rishikimit të buxhetit sot, na bëhet e mundshme që duke filluar nga muaji i ardhshëm, të fillojmë zgjerimin e skemës për shtesat e fëmijëve. Aktualisht, shtesa marrin fëmijët e lindur nga 1 janari 2015 e këtej. Nga muaji i ardhshëm, do të fillojë zgjerimi edhe me gjeneratat tjera (2014, 2013, 2012 etj.), për të përmbushur kësisoj në tërësi premtimin se do të ketë shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare”, njofton Murati.
Kujtojmë se në muajin tetor 2021 ishte hapur aplikimi për shtesat për fëmijë të lindur nga janari i 2015-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA Në datën 7 prill 2024, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të hapë edicionin e tretë...
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është burimi më i madh i çokollatës në BE Më shumë se një e treta e të gjithë çokollatës së importuar në BE në vitin...
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër